E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria aleate strategjike e Turqisë

07-02-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha takoi ministrin turk të Mbrojtjes Ylmaz

Ministri turk i Mbrojtjes Ismet Yilmaz është pritur në një takim të veçantë nga kryeministri Berisha ku ka marrë vlerësimet për kontributin e jashtëzakonshëm në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera e miqësore mes dy vendeve. Kreu i qeverisë e ka falënderuar me mirënjohje ministrin turk për mbështetjen dhe ndihmën që Turqia mike i ka dhënë dhe vijon ti japë Shqipërisë si në sektorin e mbrojtjes ashtu edhe në shumë fusha të tjera. Në takim u vlerësuan veçanërisht interesi në rritje i investitorëve turq për të investuar në Shqipëri, si dhe suksesi i një sërë kompanish serioze turke, të cilat janë tashmë të pranishme në tregun shqiptar. Ministri turk e risiguroi Kryeministrin se Turqia do të vijoje të jetë mbështetëse dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Shqipërisë, të cilën e konsideron si një partnere, aleat strategjik në dobi të paqes, bashkëpunimit e miqësisë në Evropën Juglindore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›