E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi ngushëllon familjen Mehja

Kreu i shtetit Bamir Topi nëpërmjet një mesazhi ka shprehur ngushëllimet familjarëve të ish-zëvendësministrit të Rendit, Astrit Mehja, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë.
 

“Më lejoni që, në këto momente të vështira për ju, t`ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të ndaj dhimbjen për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë! Humbja e Astritit, njërit prej drejtuesve më profesionistë e më të përkushtuar të Policisë së Shtetit, Astrit Mehja, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen, miqtë e kolegët, për shtetin dhe për të gjithë shtetasit shqiptarë” thekson Topi.
 

Më tej në mesazhin e ngushëllimit, kreu i shtetit thekson se jeta dhe vepra e Astrit Mehjës është tregues i sakrificës dhe profesionalizmit, i cili me punën e tij dhe misionin e përditshëm e të vështirë, iu përkushtua mbrojtjes së rendit dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve shqiptarë.
 

Ndërkohë më herët për nder të ish-gjeneralit të parë të policisë Astrit Mehja zhvilloi homazhe edhe kryeministri i vendit Sali Berisha i cili vlerësoi punën e bërë nga Mehja në strukturat e policisë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›