SHBA, seri aktivitetesh në nder të Martin Luter King

Një seri aktivitetesh përkujtimore u organizuan në shtetet e bashkuara me rastin e ditës se Martin Luter Kingut, një ditë që mori rëndësi të vecantë dhe për familjen Obama. Presidenti dhe familja e tij e kremtuan ditën e Martin Luter Kingut, udhëheqësit të vrarë të të drejtave të civile, duke shërbyer drekën për një organizatë ndihmash, e cila ndan ushqime për njerëzit në nevojë.
Presidenti, gruaja e tij Mishel, dy vajzat dhe gjyshja e tyre u
përshëndetën me stafin e organizatës si dhe me rreth 150 banorë që
kishin ardhur për të ngrënë. Më pas në Shtëpinë e Bardhë, Obama u takua
me një grup të vogël afrikano-amerikanësh të moshuar dhe nipërit e
mbesat e tyre për të folur mbi lëvizjen për të drejtat civile.
"Përvjetori i lindjes së doktor King-ut është jo vetëm koha për të
risjellë, për të reflektuar e studiuar se si kemi dhënë ndihmesën për të
perfeksionuar këtë union, por gjithashtu duhet të jetë një ditë kur
gjithësecili prej nesh duhet të shkoje përtej rehatisë individuale dhe
të bëjë dicka për të tjerët. Ky mbetet thelbi i lëvizjes për të drejtat
e njeriut, për hapjen e mendjeve dhe zemrave për thyerjen e traditave e
zakoneve të vjetra” deklaroi Obama gjatë takimit.
Tubime masive në ditën e 81 vjetorit të lindjes së aktivistit të njohur u
mbajtën dhe në Memfis, Tenesi, ku ai u vra. Martin Luter Kingu ishte
predikues në Montgomery të Alabamës. Ai luftoi kundër diskriminimit
racial në fund të viteve ’50 dhe në fillim të viteve ’60 dhe u shqua
pasi udhëhoqi një protestë të suksesshme kundër ndarjes racore,
segregimit në sistemin e autobusëve të qytetit Montgomeri në shtetin
Alabama. Ai u vra në vitin 1968. Vdekja e tij do të nxiste protesta të
dhunshme në më tepër se 100 qytete amerikane.
Delina Bitraku
< I mëparshmi