E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA shënon viktimën e dytë nga virusi i derrave

Hiuston - Shtetet e Bashkuara shënojnë viktimën e dytë nga virusi i gripit të derrave. Zyrtarë të shëndetësisë bëjnë të ditur se ajo është një grua nga Teksasi, e cila ndërroi jetë në fillim të kësaj jave. Gruaja, rreth të tridhjetave, vuante prej kohësh nga probleme kronike të shëndetit.

Viktima e parë u shënua javën e kaluar, dhe i përkiste një foshnje meksikane. Ndërkohë, në Meksikë numri i të vdekurve nga gripi i derrave konfirmohet të ketë shkuar në 29 persona.

Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton përhapjen e virusit H1N1 në 21 vende të ndryshme dhe prekjen e 1 490 personave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›