E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, PS apel qytetarëve

Tiranë -Partia Socialiste u ka bërë apel sot qytetarëve pa pasaportë, që të aplikojnë për karta identiteti. “Sot ngelen 54 ditë nga dita e ndryshimit. Fatkeqësisht, ritmi i aplikimit për letërnjoftimet elektronike vazhdon të jetë i ngadaltë, larg ritmit të nevojshëm për të pajisur çdo votues shqiptar me letërnjoftim elektronik brenda 28 qershorit”-tha Saimir Tahiri, anëtar i Asamblesë së PS-së.

Ai tha më tej, se pavarësisht vendimit të qeverisë për uljen e çmimit të kartave, në zyrat e gjendjes civile ka ende kaos. “Unë dëshiroj t’i drejtohem sot me një thirrje të gjithë votuesve shqiptarë të cilët nuk zotërojnë një pasaportë, për të aplikuar një orë e më parë për letërnjoftimin elektronik. Është tejet e rëndësishme që cdo votues, pavarësisht nëse jeton në qytet apo në fshat, të ketë mundësinë për të votuar në 28 Qershor”-tha Tahiri.

Edhe pse vendimi i fundit i qeverisë për ta ulur çmimin nga 1200 lek në 200 lek mban ende në fuqi taksën e votës-vijoi Tahiri-ne i ftojmë shqiptarët të aplikojnë dhe të ruajnë faturën, pasi qeveria e re do të rimbursojë për çdo shqiptar këtë taksë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›