E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, shkarkohet kapiteni i luftanijes amerikane

Marina e Shteteve të Bashkuara ka shkarkuar kapitenin e luftanijes amerikane për shkak të përfshirjes së tij në realizimin e një videoje që u cilësua skandaloze dhe që u publikua në internet.
Zyrtarët thanë se kapiteni Ouen Honors u lirua nga detyra si komandant i aeroplanmbajtëses bërthamore “USS Enterprise” dhe u caktua në detyrë administrative.

Po sipas zyrtarëve, Honors e kishte kryer “pa incident” detyrën e kapitenit të luftanijes, por kishte treguar gjykim të dobët me përfshirjen e tij në videon ku shfaqeshin pamje neveritëse.

Sipas mediave, Ouen Honors, komandanti i USS Enterprise, ka qenë organizuesi dhe protagonist në videot skandaloze të marinarëve të aeroplanmbajtëses më të famshme amerikane.

Në kohën kur ishte numri dy në komandë, në 2006 dhe në 2007, Honors regjistroi disa filmime me përmbajtje me drita të kuqe në anije ku kishte përmbajtje të theksuar kundër komunitetit gay. Kjo ishte një nga mënyrat që ushtarakët të kalonin kohën, ndërsa ishin të vendosur në Afganistan.

Humbja e vendit të punës i Ouen honors, nga roli i kapitetit të anijes, ësshtë anoncuar nga admirali John Harvey, komandant i lartë flote në Norfolk, Virginia. Ende nuk është bërë e qartë se përse këto pamje janë bërë publike, disa vite pasi ka ndodhur ngjarja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›