E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet djali i shahut të Iranit

Alireza Pahlavi, djali më i ri i ish-shahut të Iranit, ka kryer vetëvrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Reza Pahlavi, djali më i madh i shahut, ka thënë se Alireza Pahlavi, 44 vjeç, i ka dhënë fund jetës në shtëpinë e tij në Boston.

Njoftimi thotë se Alireza Pahlavi është përpjekur vite me radhë ta luftojë epresionin lidhur me fatin e vendit të tij dhe humbjen e babait dhe motrës.

Shahu Mohamed Reza Pahlavi u përmbys në Revolucionin Islamik në vitin 1979, dhe një vit më vonë vdiq në Egjipt. Lajmi është njoftuar nga vëllai i tij më i madh nëpërmejt një lajmërimi në faqen e internetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›