Shkurt, Në Francëputhje e erotizëm përtë harruar Botërorin
PARIS- Puthje për të harruar futbollin. Operacioni anti-Botëror ka nisur të mërkurën në Shamps Elize në Paris, ku qindra modelë meshkuj kanë qenë në dispozicion për t’u dhënë puthje të ngrohta kalimtareve të rastit, një mënyrë ngushëllimi kjo duke parë se vëmendja e njerëzve është përqendruar te Botërori. Revista “Second Sexe” ka sugjeruar histori erotike në vend të ndeshjeve të mërzitshme. Botuesja e saj Sofi Bramli ka paguar qindra modelë të rinj për të lançuar një muaj pa futboll, duke dhënë puthje në Shamps Elize.
Brazili
Pas Uruguajt, i ka takuar Brazilit që t’i nënshtrohet testeve anti-doping. Në mëngjesin e sotëm kanë qenë 8 futbollistë brazilianë që janë kontrolluar për substancat e ndaluara në trup: Zhulio Sezar, Huan, Xhilberto, Maikon, Kleberson, Elano, Gomesh dhe Luis Fabiano. Të gjithëve u janë marrë kampionë urine, ndërsa portierit Gomesh edhe kampionë gjaku. Ndërkohë, po sot edhe 8 futbollistë të Uruguajt i janë nënshtruar një kontrolli surprizë anti-doping, teksa inspektorët kanë shkuar që në 7 të mëngjesit.
Tanaka
Mbrojtësi japonez Tulio Tanaka ka deklaruar se do t’i dërgojë një letër Didier Drogbasë, për t’i kërkuar falje. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë është duke rrezikuar Botërorin për shkak të një frakture në bërryl të marrë në miqësoren me Japoninë, si rrjedhojë e një ndërhyrjeje të Tanakas. “Nuk e kuptoj përse kaq acarim ndaj meje, - tha sot japonezi. – Faulli nuk ishte i qëllimshëm, kërkova të merrja topin. Tani më duhet të përqendrohem në fushë dhe ta kaloj këtë”, shtoi Tanaka.
Iniesta
Andres Iniesta ka bërë që e gjithë Spanja të mbajë frymën të martën në mbrëmje, kur ai braktisi fushën e lojës në pjesën e parë për t’i lënë vendit Pedro Rodrigez. Mesfushori i Barcelonës mendohej se pësoi një tërheqje në kofshën e djathtë, por në të vërtetë ka qenë vetëm një edemë muskulare, për të cilën kura e vetme është 4-5 ditë pushim. Pra, asgjë serioze për Iniestën, që pritet të jetë rregullisht në fushë për ndeshjen e parë të Spanjës në Kupën e Botës, atë ndaj Zvicrës.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)