Protesta PS faleneron qytetaret. Bare Ne Bulevard 200 mije vete
Partia Socialiste falenderoi qytetaret e pranishem nje dite me pare ne bulevardin deshmoret e kombit, por ne menyre te vecante deputeti Besnik Bare vuri theksin tek falenderimi per pranine e familjareve te viktimave te 21 janarit. Partia me e madhe ne opozite tha se te pranishem ne shesh ishin 200 mije qytetare, cka sipas saj tregon se qeveria ka humbur mbeshtetjen qytetare.
“Plot 200 mijë shqiptarë e shqiptare i treguan Sali Berishës se pushteti i tij është në fakt një pushtet i rënë.Dje 200 mijë shqiptarë, nderuan bashkë me familjarët e viktimave të 21 janarit, ata katër burra të ndershëm, të cilët në demonstratën e një muaji më parë kishin ardhur në bulevard me duar në xhepa e me xhepa bosh, të detyruar nga varfëria dhe papunësia, me shpresën e vetme se pa Sali Berishën e ardhmja e tyre do të ishte më e mirë” tha Bare.
Ne nje tjeter deklarate partia Socialiste konfirmoi vazhdimin e protestave duke perseritur qendrimin e kryetarit te kesaj partie Edi Rama per protesta te perditshme dhe te perjavshme.
”Sali Berisha bën mirë ta dëgjojë një herë të vetme në karrierën e tij zërin e popullit e të kuptojë se pushteti nuk mbahet as duke vjedhur vota e pasuri e as duke vrarë popullin që ngre zërin e proteston kundër korrupsionit, varfërisë, papunësisë e pamundësisë.
Nëse ka sy për të parë e veshë për të dëgjuar, Saliu duhet ta kuptojë se demonstrata e djeshme dhe të gjitha demonstratat që do të pasojnë përditë e përjavë, nuk janë protesta të Partisë Socialiste, por shprehja e indinjatës se një populli të ardhmen e të cilit e ka marrë peng regjimi i kusarisë e matrapazllëkut” tha Shega Ligori.
Megjithe deklarimin per protestat, PS ka lene te papercaktuar zyrtarisht, daten kur te jete protesta e rradhes.