SHBA shpreh keqardhjen për qëndrimin e Moskës
Uashington -Shtetet e Bashkuara janë shprehur të zhgënjyer pas dështimit të bisedimeve për zgjatjen e pranisë së misionit ndërkombëtar monitorues në Gjeorgji, për shkak të rezistencës ruse. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Ian Kelly u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara shprehin “keqardhje të thellë” për këtë situatë dhe ka kërkuar nga Moska që ta rishqyrtoj qëndrimin e saj për vazhdimin e mandatit të misionit të OSBE-së në Gjeorgji.
Për shkak të rezistencës ruse, monitoruesit ballafaqohen me tërheqje deri më 30 qershor. Rusia po synon njohje ndërkombëtare për rajonet separatiste gjeorgjiane, Osetia Jugore dhe Abkhazia. Por ky qëndrim kundërshtohet nga Gjeorgjia dhe nga të 56 vendet anëtare të OSBE-së.