E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj takime në Grmash

Gramsh-Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist, Valentina Leskaj, është ndalur në qytetin e Gramshit, në kuadrin e prezantimit të Programit të Ri Qeverisës. Gjatë takimit me qytetarët, Leskaj ka folur rreth problematikave kryesore që shqetësojnë të gjithë shqiptarët, siç janë shëndetësia dhe arsimi. Sipas Leskaj, qeveria, e cila po mbyll mandatin 4-vjeçar, nuk i kushtoi rëndësi spitaleve, personave me aftësi të kufizuar, apo edhe shkollave.

Pas 28 qershorit, theksoi Leskaj, me ardhjen në pushtet të Koalicionit “Bashkimi për Ndryshim”, të kryesuar nga Partia Socialiste, jeta e njerëzve kudo që ndodhen, në çdo cep të Shqipërisë, do të ndryshoj për mire, falë Programit të Ri Qeverisës.

“Kryeministri e ka harruar se çfarë është Shqipëria, sepse familja e tij biologjike dhe politike, janë sot njerëzit më të pasur të Shqipërisë, janë njerëzit që kanë okupuar të gjitha pronat dhe pasuritë e këtij vendit. Ka 4 vjet, që Sali Berisha dhe qeveria e tij, thotë e flet për liberalizimin e vizave. Nuk ka një burrë e një grua në këtë sallë, që të më thotë, ka lehtësi për vizat, përkundrazi, janë edhe më të vështira sot.”-theksoi deputetja e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›