Kroatët votojnë sot për asambletë lokale
Zagreb -Kroatët do të votojnë sot për të zgjedhur asambletë lokale dhe rajonale, një votim i konsideruar si një test për partinë konservatore, që ndodhet në pushtet që prej vitit 2003. Qendrat e votimit do të mbyllen rreth orës 17:00 me orën lokale, ndërkohë që rezultatet e para, të pjesshme, priten të bëhen të ditura në darkë.
Rreth katër milionë zgjedhës do të drejtohen drejt qendrave të votimit për të zgjedhur për një mandat katër vjeçar asambletë e 545 bashkive dhe 21departamenteve, ku numërohen 8 000 këshilltarë.
Në një sondazh të zhvilluar përsa i përket popullaritetit të partive politike duket qartë se partia Social Demokrate gëzon simpatinë e 28,9 për qind të kroatëve, kundër 25,3 për qind për Komunitetin Demokratik kroat (HDZ).