SHBA shprehin mbeshtetje per Keshillin Kombetar te opozites libiane

Nje diplomat i larte amerikan tha dje se beson se figura te rendesishme ne regjimin e udheheqesit libian Moamar Gadafi do te donin ta braktisnin kete regjim por qendrojne ne Tripoli si rezultat i frikes dhe terrorit. Ambasadori amerikan ne Libi Xhin Krec thote se ekziston nje konsensus i pergjithshem ne vend se e vetmja zgjidhje per krizen eshte largimi i Gadafit nga skena.
Nuk ka pasur figura te larta te kampit te Gadafit qe te kene braktisur regjimin qe kur Ministri i Jashtem libian dhe ish-Shefi i Sherbimeve te Zbulimit Musa Kusa u arratis per ne Britani afro nje muaj me pare.
Por ambasadori amerikan Xhin Krec thote se zyrtaret e Uashingtonit jane ne kontakt te rregullt me zyrtaret e qeverise se Tripolit. Ai thote se te pakten disa zyrtare libiane do te preferonin te ndiqnin shembullin e zotit Kusa por i pengon frika.
Keta jane njerez qe kryesonin agjenci dhe zyrtare te rangjeve te tjera. Ata do te donin te shkeputen por kane frike per jeten. Kane frike per familjet e tyre. Prandaj nuk jam i bindur se situata aktuale mund te shihet si e pasuksesshme. Mendoj se situate e terrorit dhe frikes brenda Tripolit eshte aq e madhe saqe njerezit qe njoh dhe shume te tjere qe normalisht do te ishin shkeputur nga Gadafi ende nuk e bejne kete pikerisht per keto arsye.
Zoti Krec thote se nje dore e mire nga pjesetaret e familjes Gadafi dhe anetare te njesive ushtarake dhe te sigurimit te afert me Gadafin kane vendosur te bejne qendrese deri ne pike te fundit perkrah udheheqesit libian pasi nuk mendojne se kane alternative per nje te ardhme tjeter.
Ai thote se perpjekjet amerikane dhe goditjet ushtarake te NATO-s gjate diteve te fundit kunder elementeve te qeverise se Tripolit synojne pjeserisht te pershpejtojne largimin e figurave te luhatura te qeverise
Veprimet qe po ndermarrim me partneret e koalicionit ato qe pame ditet e fundit ne operacionet kunder qendrave komanduese dhe te kontrollit ne Tripoli shpresojme se do te percjellin mesazhin se po afron me shpejtesi koha kur duhet marre nje vendim. Ata duhet te marrin nje vendim nese do te fundosen me anijen apo do te braktisin kete regjim dhe te bejne nje zgjedhje per te ardhmen e tyre dhe te familjeve te tyre.
Ambasadori u detyrua te largohej nga Libia ne dhjetor pas publikimit nga Wikileaks te dokumentave qe faqja elektronike pretendon se ishin marre nga komunikime sekrete te personelit te ambasades qe e pershkruanin me nota negative Moamar Gadafin. Ambasada amerikane u mbyll ne shkurt pasi filloi konflikti civil.
Ambasadori thote se ai dhe stafi i tij vazhdojne kontaktet me libiane ne zona nen kontrollin e kryengritesve si dhe te qeverise. Pershtypja e pergjithshme thote ai eshte se perfundimi i krizes kerkon largimin e Gadafit nga posti.
Zoti Krec thote se numri i pergjithshem i te vrareve gjate 2 muaj luftimesh ne Libi mund te jete deri ne 30 mije vete megjithese shifra e sakte mund te mos dihet deri ne perfundim te konfliktit.
Ambasadori e cileson Keshillin Kombetar Tranzitor te opozites nje organizem politik qe meriton perkrahjen e Ameirkes. Por ai thote se Shtetet e Bashkuara nuk jane te gatshme te ndjekin rolin e Italise Frances dhe Katarit per te njohur keshillin si autoritetin legjitim te Libise.