E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi në RS në qershor

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 16:00

Vendimi për referendumin, në të cilin qytetarët e Republikës Serbe në Bosnje do të shprehen se a mbështesin ligjet e imponuara nga ana e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti ato për gjykatën dhe prokurorinë e Bosnjës, është publikuar në gazetën zyrtare të Republikës Serbe, prandaj referendumi do të zhvillohet brenda 45 ditësh.

Parlamenti i Republikës Serbe para ca kohësh mori vendimin për organizimin e referendumit.

Kryeministri i Republikës Serbe, Aleksandër Gjombic, tha se mjetet për mbajtjen e referendumit do të sigurohen nga buxheti rezervë për këtë vit.

Gjombic tha se referendumi është e drejtë demokratike dhe njerëzore e të gjitha shteteve dhe popujve dhe se nuk sheh arsye se pse kjo të mos jetë e drejtë edhe e popullit serb në Republikën Serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›