E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i gjeografisë tërbon Greqinë

Nga Express më 27 prill 2011 në ora 16:14

“Propagandë, urrejtje, fanatizëm dhe njohuri të falsifikuara jepen në shkollat shqipe, në vend që të mësohet historia e vërtetë”, kështu thuhet ndër të tjera në një shkrim të botuar në dhjetëra agjenci elektronike lajmesh dhe website në Greqi.

Në këtë shkrim analizohen pjesë nga teksti i “Gjeografisë 4” së shkollave të mesme në Shqipëri, ku faktet e historisë së Shqipërisë të shkruara në të, vlerësohen të falsifikuara dhe propagandistike.

Në shkrim thuhet se në vend të fakteve të vërteta në shkollat shqiptare, të rinjtë mësojnë historinë e "Shqipërisë së Madhe" dhe ndër të tjera, se "Greqia e Veriut, nga Follorina, në Prevezë është territor shqiptar, ku “grekët bënë spastrimin etnik mbi çamët".

Në analizë shprehet shqetësimi se Gjeografia iu mëson nxënësve që në “trevat shqiptare jashtë Shqipërisë përfshihen tokat e shtetit të Kosovës, pjesë të Malit të Zi dhe Serbisë, gjysma e Shkupit dhe veriperëndimi i Greqisë, ku hyjnë prefekturat e Follorinës, Kosturit, Grevenasë, Janinës, Artës, Prevezës, Thesprotisë etj”.

Shkrimi nënvizon se në kapitullin ku flitet për "zonat shqiptare në Greqi" thuhet se “ato i janë aneksuar Shqipërisë padrejtësisht në vitin 1913”.

Autorët e shkrimit janë të shqetësuar edhe nga fakti që, sipas tyre, “harta e Shqipërisë së Madhe që shtrihet deri në zonat shqiptare në vendet fqinjë, vizatohet jo vetëm në librat ku mësojnë studentët, por edhe në fletoret e ushtrimeve, ku atyre iu kërkohet të pikturojnë rajonet e Greqisë në të cilat jetojnë shqiptarët dhe të japin shembuj të dëbimeve të shqiptarëve nga autoritetet greke etj”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›