E Diel, 1 Nëntor 2026

Le Pen Nuk do votoj per asnje kandidat

Liderja e Frontit Kombëtar në Francë, Mari Le Pen ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë midis Hollande dhe Sarkozy, në balotazhin që do të përcaktojë se cili do të drejtojë vendin në pesë vitet e ardhshme.
Le Pen fitoi 6.5 milionë vota, rreth 17.9% në raundin e parë të zgjedhjeve. Para një turme përkrahësish në Paris, Le Pen tha se nuk do të mbështesë asnjë prej kandidatëve. “Të dielën do të hedhë një votë të pavlefshme në kuti. E kam bërë zgjedhjen time, secili prej jush duhet të bëjë të tijën”, u shpreh ajo . 
Le Pen vlerësoi fushatën, duke thënë se ajo mundi të prekë shpirtin e popullit francez. Liderja e Frontit Kombëtar tha se një projekt i madh emancipimi ka nisur  dhe asgjë nuk do të jetë e njëjtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›