SHBA, talebanët mohojnë të kenë lidhje me Shahzad
Lëvizja e talebanëve të Pakistanit ka përjashtuar çdo lidhje me Faisal Shahzad, i cili u arrestua për atentatin e dështuar në "Times Square" në Nju Jork.
"Nuk e njohim dhe nuk e kemi stërvitur ne Faisal Shahzadin", ka deklaruar një zëdhënës i lëvizjes së rebelëve.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm pakistanez e vlerëson si pak të mundshëm mundësinë që i arrestuari Shahzad të ketë vepruar i vetëm në atentatin e dështuar.
Rehman Malik ka saktësuar se nuk ka marrë ende një kërkesë zyrtare për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Malik është shprehur i gatshëm të japë gjithë ndihmën e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.