E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidohovë, shpërthen granatën, vret veten plagos gruan

KORCE-  Një burrë ka vrarë veten dhe ka plagosur bashkëshorten e tij me një granatë dore. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës, duke u gdhirë e premtja, në një banesë në Vidohovë të Korcës. Sipas policisë viktima Kastriot Mici, në gjendje të dehur ka hequr siguresën e granatës, pas një debati që ka pasur me bashkëshorten e tij.
Fëmijët kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja dhe fatmirësisht nuk janë lënduar, ndërsa bashkëshortja, Mirela Mici, 35 vjece është dërguar në spitalin e Bilishtit në gjëndje të rëndë.
Vetëm pak kohë më parë ky fshat u trondit nga vrasja e tre vëllezërve Mulliri nga Besim Karaj. Vrasja ndodhi pasi njëri prej vëllezërve kishte lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e autorit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›