Indonezi rrezohet avioni 18 persona humben jeten
18 personat që ndodheshin në avionin që u rrëzua në perëndim të Indonezisë më herët gjatë javës janë gjetur të vdekur. Avioni i tipit “Casa C-212” u rrëzua në një zonë malore të Sumatrës ditën e enjte, por kushtet e këqija atmosferike penguan skuadrat e shpëtimit.
Avioni dërgoi një sinjal emergjence përpara se të zhdukej nga radari. Shkaqet e rrëzimit të tij janë ende të panjohura. Mes pasagjerëve ishin edhe katër fëmijë.
“Dy skuadra u ulën nga ajri në zonën e rrëzimit dhe kanë konfirmuar se të 18 personat që ndodheshin në avion kanë vdekur”, ka deklaruar një zyrtar për mediat lokale, pa dhënë detaje të tjera. Avioni u rrëzua mëngjesin e së enjtes në afërsi të fshatit Bahorok, në veri të Sumatrës, rreth 70 kilometra nga qyteti i Medanit.
Pjesët e tij u zbuluan gjatë një mbikëqyrjeje ajrore. Indonezia bazohet shumë tek transporti ajror, por siguria në këtë sektor është tejet e ulët si pasoje është i larte numri i aksidenteve ajrore .