Iran, mbi 5 të vdekur nga trazirat e fundit
Teheran - Mbi pesë persona humbën jetën dhe mbi 12 të tjerë u plagosen gjatë trazirave të fundit në qytetin Zahedan, në juglindje të Iranit. Televizioni iranian “Press TV” njofton se këto trazira pasuan një sulm kamikaz, i cili ndodhi në një xhami javën e kaluar ku humbën jetën 25 persona.
Në trazirat e fundit, pesë persona humbën jetën nga një sulm dhe zjarrvënia e qëllimtë në një ndërtesë ku ndodhet filiali i Institutit Financiar dhe të Kredive "Mehr" në Zahedan, rajon me shumicë sunite e Iranit.
Televizioni njoftoi se një grup sunitësh dolën nëpër rrugë në protesta si kundërpërgjigje pas njoftimeve mbi vrasjen e një kleriku të lartë sunit, fakt "që nxiti elementë të kuq të sulmonin dhe të kryenin vandalizma në shumë vende publike”.