E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrikë e Jugut, mbi 36 të vdekur në minierë

Johanesburg - Të paktën 36 minatorë ilegalë të kompanisë afrikano-jugore "Harmony Gold Mining Co" humbën jetën këtë fundjavë si pasojë e një zjarri të rënë në galeritë e saj. Vetë kompania deklaron se një operacion kërkim-shpëtimi për persona të tjerë do të ishte me shumë e rrezik.

Burime nga kompania në fjalë thanë se 294 minatorë ishin nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas ishin arrestuar në minierën e arit Eland, në provincën qendrore Free State, ku kishte ndodhur incidenti.

Kompania "Harmony", prodhuesja e pestë më e madhe e arit në botë, nuk kishte informacion nëse kishte viktima të tjera dhe deklaroi se nuk do t'i dërgonte punëtorët e saj për të vazhduar kërkimet.

Në mars, kompania Harmony deklaroi se 114 minatorë ilegalë, përfshi 19 punëtorë ishin arrestuar në tetë minierat e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›