E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të dhe aleatët dërgojnë raport për Sirinë

10-06-2011 / Nga Melissa Eddy (Associated Press)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj u përpoqën të përshpejtonin përpjekjet e tyre, që të mërkurën të sillnin Sirinë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për  neglizhim në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, pavarësisht nga kundërshtimi i Kinës dhe Rusisë. Një projekt i një rezolute të marrë nga Associated Press konstatoi se Siria: "Nuk ka përmbushur dhe respektuar detyrimet e saj" në lidhje me kërkesat e IAEA për t’iu lejuar inspektorëve aksesin në të gjitha objektet bërthamore. Me ketë mënyre do të bëhej i mundshëm konstatimi dhe verifikimi përkatës i lëndëve bërthamore dhe do të arrihej në konkluzionin e shumëpritur, se përdorimi i tyre s’ka qenë kurrë për qëllime ushtarake. Drafti  kritikoi shumë rëndë mungesën e bashkëpunimit nga ana e Sirisë, duke marrë parasysh "kërkesat e vazhdueshme për akses" nga Agjencia Bërthamore e OKB dhe për një informacion në lidhje me një strukturë në Dair Alzour, që mesa duket ka qenë një reaktor bërthamor i aftë për të prodhuar plutonium, i cili është përdorur për armët bërthamore. Ky vend në veçanti, presupozohet të jetë shkatërruar në 2007. Projektligji është shpërndarë të mërkurën tek të 35 ministrat, të cilët janë pjesë e bordit të guvernatorëve në IAEA, me qëllim diskutimin dhe hedhjen në votë të kësaj çështje. Kjo çështje ka nevojë për miratim nga një numër i konsiderueshëm ministrash në  bord, para se të mund të dërgohet në Këshillin e Sigurimit. IAEA, që nga viti 2008 është përpjekur por pa rezultat, për të mbledhur fakte bindëse se: Dair site Alzour, bombarduar nga avionët ushtarakë të Izraelit në 2007, ishte një reaktor pothuajse i përfunduar, i cili ishte  ndërtuar me ndihmën e Koresë së Veriut. Duke u mbështetur në raportin e 24 maj-it nga IAEA dhe te shefit Amano Yukiya, u raportua se: Rezoluta shpreh "Shqetësim shumë  serioz", përsa i përket "mungesës se bashkëpunimit të Sirisë me IAEA dhe refuzimit të kërkesave të përsëritura nga Drejtori i përgjithshëm i IAEA, për akses në informata shtesë ,si edhe refuzimin e Sirisë të angazhohet në mënyrë thelbësore me Agjencinë përsa i përket natyrës së funksionimit të Alzour Dair. “Disa vende kanë shprehur dyshimet e tyre, në lidhje me paraqitjen e Sirisë para Këshillit të Sigurimit, mbi një çështje bërthamore ende të pazgjidhur,  kur në të njëjtën kohë situata aktuale në vend është shumë e rënduar nga revolta kundër presidentit Bashar Assad, por diplomatët kanë treguar se shumica duhet të veprojë për të marrë këtë vendim të rëndësishëm. Por a është i mundur përdorimi i vetos dhe marrja e masave paraprake, dhe kryesisht miratimi i këtij vendimi vetëm nga këto shtete,duke marrë në konsideratë mungesën e pranisë nga ana e Kinës dhe Rusisë dhe  mbi të gjitha “fuqinë” që ato ushtrojnë në marrjen e këtyre vendimeve, të cilat më pas, dërgohen në Këshillin e Sigurimit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›