E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata në Egjipt, të fshihet emri i Mubarak

Një gjykatë në Egjipt ka vendosur që emrat e ish-presidentit Hosni Mubarak dhe bashkëshortes së tij të hiqen nga të gjitha vendet publike.
Qindra sheshe publike, rrugë, biblioteka dhe shkolla në të gjithë Egjiptin mbajnë emrat e ish-çiftit presidencial.

Pushteti 29-vjeçar i Mubarak mori fund me dorëheqjen e tij në muajin shkurt, pas shumë javësh protestash popullore kundër qeverisë.

82-vjecari ndodhet aktualisht nën arrest, në një spital në resortin turistik Sharm el Sheikh, në Detin e Kuq.

Ai do të merret në pyetje lidhur me dyshimet për korrupsion dhe për akuzat për përdorim force ndaj qytetarëve gjatë protestave.

Agjencia shtetërore e informacionit në Egjipt, “Mena”, raportoi sot se shëndeti i ish-presidentit është i paqëndrueshëm.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›