E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mendimi i GJND-së nuk anulon njohjen e Kosovës

Bruksel - Vendet që e kanë njohur Kosovën nuk do ta ndryshojnë vendimin e tyre, pavarësisht mendimit që do ta japë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, ka vlerësuar drejtoresha e programeve e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për Evropë, Sabine Freizer.

Ajo ka theksuar se për shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian, SHBA-të, Kanadanë dhe vendet tjera që e kanë njohur Kosovën, kjo është çështje e përfunduar dhe asgjë nuk do të ndodhë, pavarësisht vendimit të Gjykatës.

Freizer gjithashtu ka vënë në dukje se mendimi eventual i GJND-së në favor të Serbisë , nuk do të ndryshonte asgjë as në aspektin e kufijve.

Në anën tjetër, ajo ka theksuar se nëse GJND vlerëson se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë legale, Serbia, sipas saj, do të jetë në pozitë të vështirë, sepse do të pasojnë njohje të reja të Kosovës. /rel/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›