E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamy: SHBA-të të angazhohen në negociatat për tregtinë

Nju Jork -Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) Pascal Lamy deklaroi sot se një raund i ri përpjekjesh për të përmbyllur bisedimet e gjata për tregtinë botërore nuk mund të fillojë derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të jenë të gatshme të angazhohen në negociata. "Unë nuk mund të rifilloj një proces politik pa gatishmërinë e SHBA-së", deklaroi drejtori i Përgjithshëm i OBT-së, Pascal Lamy, gjatë një fjalimi të mbajtur në Institutin "Peterson" për Ekonominë Ndërkombëtare.

Kjo mundësi mund të bëhet realitet gjatë një serie takimesh ndërkombëtare që do të zhvillohen gjatë muajve të ardhshëm, shtoi ai. Qëndrimi i administratës amerikane të presidentit Obama lidhur me ruandin e Dohas të bisedimeve për tregtinë botërore "po merr formë pak e nga pak", por ndërkohë ky proces ka qenë pak i ngadaltë, theksoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›