E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, festohet për herë të parë Dita e Turqve

Prishtinë -Dita Memoriale e Turqve të Kosovës është festuar për herë të parë, sipas ligjit për festat zyrtare të shtetit të ri. “Kjo ditë është festë shtetërore e Kosovës dhe e qytetarëve të saj”, tha kryeministri kosovar, Hashim Thaçi në manifestimin qendror dje pasdite në Prizren.“Komuniteti turk është pjesë e progresit e ndërtimit të shtetit të ri të Kosovës dhe urë e miqësisë me Turqinë”, theksoi ai.

Në këtë manifestim morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Parlamentit të Turqisë, Nevzat Pakdil dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Ertugrul Gunay, të cilët kanë përshëndetur organizimin e kësaj feste dhe kanë ritheksuar mbështetjen për shtetin e Kosovës.“Në Kosovën e pavarur kjo festë është miratuar me ligj dhe për këtë falënderoj Parlamentin e Kosovës dhe të gjithë drejtuesit e shtetit që mundësuan që kjo ditë të bëhet zyrtare”, tha Pakdil.

Manifestimi vazhdoi me një koncert të grupeve kulturore-artistike të vendit, nga Prizreni, Mamusha, Vushtrria, Gjilani e Mitrovica, si dhe nga Bursa e Turqisë. Komuniteti turk në Kosovë është pjesë e 2,7 përqindshit që përbëjnë grupet etnike pakicë në strukturën e përgjithshme të popullsisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›