E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, grabitën e plagosën të riun, arrestohen

Përgjatë natës së mbrëmshme u arrit identifikimi dhe më pas kapja e shtetasve Marsel Sali, 19-vjeç, banues në Tiranë, i proceduar më parë për vjedhje me dhunë, si dhe Xh.M, 16-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Arrestimi i tyre u krye sepse dje rreth orës 22.30’, në Bulevardin “Zogu i Parë“, nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, i kanë vjedhur me dhunë shumën e parave prej 7000 mijë lekësh shtetasit B.H. Pasi i kanë marrë paratë, e kanë plagosur atë, me thikë në pjesën e shpatullës, ku i dëmtuari 16-vjeçar aktualisht ndodhet duke marrë trajtimin mjekësor në spital. 

Pas një hetimi të kryer mbi këto shtetas, rezulton se janë autor edhe vjedhjes me dhunë, të ndodhur në afërsi të Pallatit të Kulturës, ku nën kërcënimin e thikës i kanë vjedhur me dhunë  një shumë prej 6000 mijë lekë shtetasit G. Miri. 

Këta shtetas dyshohet se realizonin vjedhjet me dhunë të shumë qytetarëve në rrugë, ku nën kërcënimin e thikës si dhe të maskuar u merrnin qytetarëve të ndryshëm sendet personale e paratë.  Aktualisht strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë po punojnë intesivisht për të zbardhur dhe dokumentuar të tjera vjedhje me dhunë të kryera nga këta shtetas. /Start/

                                                                                             2012-01-13 14:37
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›