E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha t’i qëndrojë marrëveshjes për Kodin Zgjedhor

 Sipas tij, përmirësimi i sistemit zgjedhor është i domosdoshëm.

“Të parit të palës tjetër i kujtoj se më shumë se 100 herë ka deklaruar publikisht se do të pranojë çdo kërkesë që opozita do të bëjë për sistemin. Nuk është as e para dhe as e fundit herë që zotëria gënjen. I bëj sot apel për ta konsideruar përmirësimin e sistemit si një punë dobiprurëse, për vendin shoqërinë e politikën shqiptare. Spikeres së Kuvendit që dje kishte lëshuar një nga hartimet e saj të radhës për shtypin, i them merre shtruar dhe më mirë mos i fut fare hundët në këtë punë”, u shpreh Rama në konferencë për media.

“Pas 100 vjetësh pavarësi, pas dy dekadash liri, Shqipëria s’ka asnjë lloj barazie para ligjit dhe gjykatat e saj janë bërë ushqyeset e kulturës së pandëshkueshmërisë”, shtoi ai. Në prag të 1 vjetorit të ngjarjes së 21 janarit, Rama tha se opozita nuk do t’i harrojë viktimat. “Mos harroni 21 janarin, ne nuk do ta harrojmë kurrë deri sa të vendoset drejtësi. Prokuroria të mos ndalet para kërcënimeve mafioze, por të bëjë detyrën e saj”, u shpreh ai. /Start/

                                                                                             2012-01-13 14:47
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›