E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 13-vjeçares

Ngjarja ndodhi rreth orës 17.30 të ditës së djeshme, kur e mitura së bashku me të vëllanë e saj po kalonin lumin me një kalë. “Vajza me të vëllanë, hipur mbi një kalë, po kalonin lumin për të mbërritur në fshatin e tyre, por ujërat e rrëmbyera, pasojë e reshjeve të shiut, i morën përpara”, thanë burime nga Policia e Vlorës. Të dy fëmijët ranë në ujë, por 15 vjeçari arriti të dilte, duke njoftuar për ngjarjen të afërmit dhe bashkëfshatarët. Policia, e ndihmuar dhe nga banorë të zonës, po kërkon për gjetjen e trupit të vajzës së humbur.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›