E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e katërt e bisedimeve Kosovë-Serbi

Në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd për zbatimin e Marrëveshjes së 19 prillit ndërmejt Kosovës e Serbisë, grupet e punës edhe sot, për të katërtën ditë me radhë, do të vazhdojnë bisedimet.

Temat që do të trajtohen janë gjyqësia, policia, bashkësia e komunave serbe dhe zgjedhjet lokale në veri.

Në bisedimet e mbajtura dje nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Bisedimet kanë filluar të martën dhe ato kanë nisur me trajtimin e çështjes së telekomunikacionit dhe energjitikës. As në këtë fushë nuk është arritur marrëveshje.

Kjo është hera e parë që përfaqësues të Prishtinës e të Beogradit bisedojnë katër ditë radhazi rreth zbatimit të Marrëveshjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›