E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri turk Erdogan jep ultimatum per protestuesit

Kryeministri turk Erdogan iu eshte drejtuar me nje ulltimatum të rinjve që të largohen nga Gezi Park. Gjithashtu ai ka bërë të qartë se nuk e pranon rezolutën e parlamentit europian. Në këtë mënyrë ai ka injoruar akuzat që vijnë nga Bashkimi Europian për përdorim të panevojshëm të dhunës nga ana e policisë turke në Ankara. Erdogan është shprehur se durimi i tij po mbaron dhe se ky është paralajëmrimi i fundit.

Erdogan, pranon mbajtjen e një referendumi për planet mbi zhvillimin e Gezi Park
Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdoan ka propozuar mbajtjen e një referendumi për planet kontraverse rreth ndërtimit në Parkun Gezi të Stambollit.

Vendimi i qeverise u be pas nje takimi te kabinetit qeveritar nen drejtimin e kryeministrit.

Zedhenesi i qeverise husein celik perseriti qendrimin e qeverise qe protestuesit ne gezi park duhet te largohen.

“zeri i popullit qe kerkon te flase e te shprehe kerkesat e tij u degjua. Ju mund te jeni dakord ose jo, por kjo ehste menyra se si funksionon demokracia”

Nderkohe perfaqesuesja e protestuesve Ipek Akpinar thekoi se konsultimet duhet te vazhdojne.

“Gezi Park duhet te qendroje nje park, dhunes duhet ti vije fundi dhe duhet te nise nje process hetimor per te vene para drejtesise pergjegjesit e dhunes. Ne shpresojme qe dialogu do te vazhdojne dhe dhuna te perfundoje”.

Përpjekjet e policisë ndaj aktivistëve që protestojnë kundër planeve për ndërtimin e një qendre tregtare në këtë park, kanë shkaktuar në dy javët e fundit përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në mbarë Turqinë.

Protestuesit u shndërruan në një lëvizje kundër qeverisjes së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili është akuzuar nga kundërshtarët politik për një rol të shtuar autoritar, duke u përpjekur që të imponojë vlerat konservative të Islamit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›