E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të të interesuara për marrëdhënie të mira me Sirinë

Ai theksoi se kishte pasur një bisedë të sinqertë me zotin Assad në të cilën ata nuk ishin dakord për disa çështje dhe kishin eksploruar rrugë në të cilat të dy vendet mund të bashkëpunonin.

Takimi erdhi një ditë pasi presidenti Obama caktoi një ambasador të ri në Siri, pesë vjet pasi ambasadori tjetër ishte larguar nga vendi.

Republikanët amerikanë e kanë kritikuar emërimin e ambasadorit në Damask si një shpërblim që i bëhet armikut.

"Me këtë emërim, politika jonë e jashtme rrezikon të dërgojë sërish mesazhin se është më mirë të jesh armik kokëfortë, sesa bashkëpunëtor dhe aleat besnik i Shteteve të Bashkuara", tha përfaqësuesja republikane në Komisionin për Politikën e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve Ileana Ros-Lehtinen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›