SHBA, zbulohet sulmi informatik më i madh
Në mënyrë të veçantë janë prekur vendet, si: SHBA, Meksikë, Arabi Sauditë, Egjipti dhe Siria. Shoqëria ''NetWitness'' identifikoi 2 411 organizata që ishin prekur nga këto sulme që prej një viti, 374 prej të cilave në SHBA duke përfshirë dhe administratat federale dhe lokale, ndërmarrjet e mëdha të sektorit bankar, teknologjik, energjitik si dhe departamente shkollore.
Raporti që disponon shoqëria ''NetWitness'' thekson se të dhënat e para që kanë të bëjnë me këtë sulm datojnë në mars 2009 dhe se rrjetet sociale janë përdorur si vektorë veçanërisht me ftesa të rreme në shkarkimin e programeve të sigurisë, ndërkohë që këto janë defekte në sistemet e përdorimit XP dhe Vista prej të cilave kanë përfituar keqbërësit.
Ai nënvizoi se Departamenti amerikan i Mbrojtjes duket se ka qenë në mënyrë të veçantë në shënjestër, por piratët kanë mundur të kryejnë edhe transaksione bankare dhe të nxjerrin të dhëna për pronën intelektuale.