E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, tërhiqet dhe Gingrich, Romney mbetet në garë përballë Paul

Newt Gingrich

Newt Gingrich do të tërhiqet nga gara për tu bërë kandidat në zgjedhje presidenciale. Gingrich pas tërheqjes pritet të shpallë mbështetje për kandidatin Republikan, Mitt Romney, i cili mbet tashmë në garë përballë Ron Paul pas tërheqjes së më pashme të Rick Santorum.

Zgjedh Romney përballë Barak Obamës, i cili është presidenti më i majtë që ka pasur në historinë e saj SHBA, tha Gingrich. Rimëkëmbja e ekonomisë do të nis natën vonë pas zgjedhjeve, pasi Obama të jetë larguar.

Në fjalën e tij ai tha se SHBA do të vazhdojë të mbesë superfuqia e botës pasi ata janë liberalë. Gingrich u shpreh se edhe për Bashkimin Sovjetik u tha se do ti digjte SHBA-të, për Japoninë u tha se do tia kalonte amerikanëve si ekonomia më e fuqishme edhe për Kinë kështu po thuhet, por kjo nuk do të ndodh tha ai.

Tërheqja vjen pas rezultateve të dobëta në garën për tu zgjedhur kandidat dhe përdorimit që Obama po i bën kritikave të tij publike ndaj Romney. Gingrich mbyll fushatën e tij me rreth 4 milion dollarë borxh. /BBC/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›