Gjermeni: Më 20 tetor Kongresi i gruas socialiste;Veliaj: FRESH me drejtues të rinj

Partia Socialiste ka mbledhur sot kryesinë e saj, ku është diskutuar riorganizimi i forumit rinor i PS dhe ai i gruas. Në mbarim të mbledhjes deputetja socialiste Eglantia Gjermeni tha për gazetarët se me 20 tetor do të mbahet Kongresi i gruas socialiste, që do të zgjedhë dhe kryesueset e këtij forumi.
“Gjatë kësaj mbledhje vendosëm që aktivitetet do të vazhdojnë me intesitet, do të kemi diskutime me gratë për programin e PS-së, problemet që i shqetësojnë, në qershor do të ketë diskutime për zgjedhjet në forumin e grave, ndërsa më 20 tetor do të mbahet Kongresi i gruas socialiste”-tha ajo.
Ndërkaq sekretari per Rinine dhe Emigracionin ne PS Erjon Veliaj informoi se janë përzgjedhur ndërmjet aplikantëve, 6 kandidaturat më të mira për drejtimin e FRESH.