E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, tre të vrarë nga të shtënat në universitet

Gazeta Shqip

Policia ka njoftuar se është vrarë personi i armatosur, i cili mbrëmë vonë ka vrarë dy persona, gjatë të shtënave që ndodhën afër një kompleksi universitar në shtetin Teksas.

Gjatë të shtënave afër Universitetit Teksas A&M, në Kolexh Stejshën, një person i armatosur hapi zjarr duke vrarë një polic dhe një civil, ndërsa janë plagosur tre policë dhe një grua.

Ky incident ndodhi në periudhën kur në Shtetet e Bashkuara mbretëron shqetësim lidhur me dhunën me armë.

Muajin e kaluar, një person vrau 12 vetë dhe plagosi afro 60 të tjerë në një kinema në Kolorado, ndërsa më 5 gusht, nga të shtënat e një personi të armatosur në tempullin Sikh në Uiskonsin, u vranë gjashtë vetë.

14 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, tre të vrarë nga të shtënat në universitet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›