E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik mund të arrestohej pa vrarë 79 të rinjtë

“Sulmi në vendin ku ndodhen ministritë, mund të ishte shmangur nëse masat eksistuese të sigurisë do të funksiononin në mënyrë të efektshme”, ka vlerësuar komisioni në raportin që i ka dorëzuar kryeministrit norvegjez, Jens Stoltenberg.

Më 22 korrik të viti 2011, Breivik kreu dy sulme terroriste, duke vrarë tetë persona në Oslo dhe 69 të tjerë (të gjithë të rinj) në ishullin Utoja.

Në raportin analizues, i publikuar nga “BBC”Siç, thuhet se për shkak të sigurisë së pamjaftueshme, Breivik ka arritur ta parkojë automjetin para ndërtesës së qeverisë në kryeqytet dhe pastaj të aktivizojë bombën.

Më pas, i veshur si polic, ai është larguar për në ishullin Utoja, ku ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të rinjve që merrnin pjesë në një aktivitet të Partisë Laburiste.

Sulmet e Breivikut janë vlerësuar si akti më i keq i dhunës në Norvegji që nga Lufta e Dytë Botërore.

Gjykimi kundër tij ka nisur më 16 prill në Oslo. Pas aktitit të tij, Breivik delaroi se “vrasjet kanë qenë të nevojshme, për ta shpëtuar Norvegjinë nga multikulturalizmi”./Start/

                                                                                             2012-08-13 16:51
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›