SHBA ultimatum Zvicres te jape informacione per llogari bankare te amerikaneve

Sipas shtypit zviceran Shtetet e Bashkuara i kane dhene nje ultimatum Zvicres ku i kerkojne qe te jape informacione te hollesishme lidhur me rreth mijera shtetas amerikane te tjere qe dyshohet se kane perdorur bankat zvicerane per te mashtruar raportimin e taksave.
Raporti citon nje leter te 31 gushtit nga Prokurori i Pergjithshem i SHBA James Cole i cili i ka kerkuar te dhena te hollesishme lidhur me evazionin fiskal bankes zvicerane Credit Suisse si dhe rreth 9 bankave te tjera zvicerane. Sipas raportit ne se bankat ne fjale nuk i pegjigjen ultimatumit amerikan deri te marten ndaj bankave mund te ngrihen akuza kriminale.
Per kete raport i cili ishte botuar ne dy gazeta zvicerane nuk ka komentuar as qeveria amerikane dhe as ajo zvicerane.
Nje nga artikujt citon zyrtare te afert me kete ceshtje te kene thene se Washingtoni kerkon te dije hollesi lidhur me numrin e amerikaneve qe kane llogari me depozita prej me teper se 50 mije dollaresh ne Banken Credit Suisse si dhe ne te pakten 4 banka te tjera gjate viteve 2002 dhe 2010.