E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja per tregtine e lire deri me 10 shtator nis zbatimi

Deri në datën 10 shtator do të fillojë zbatimi i marrëveshjes për tregtinë e lirë mes Kosovës e Serbisë. Kjo u bë e ditur nga kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.

“Deri me datën 10 shtator në momentin kur krijohen kushtet operacionale do të fillojë zbatimi i marrëveshjes per tregti të lirë në mes të dy shteteve”-tha Tahiri.

Por, lëvizja Vetëvendosje e cila shpesh ka qenë mjaft kritike ndaj qëndrimeve të qeverisë në Prishtinë e ka pritur Tahirin teksa zbriti në Aeroportin e Prishtinës me domate.

Mësohet se Tahiri nuk kishte dalë nga aeroporti për 40 minuta. Njësia speciale e policisë së Kosovës ka arrestuar rreth 30 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët për disa çaste kanë mbajtur të bllokuar hyrjen në aeroport.

Sala Mustafa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›