E Diel, 1 Nëntor 2026

Përsëri me të njëjtët amoralë do të vazhdojë përbaltja?!

Prokurorja dha dy ditë më parë shpjegime publike për median rreth një kompanie të paverifikuar të Mihal Delijorgjit dhe disa ortakëve të tij. Ajo tha, “që e dija” dhe “po verifikojmë”. Sikur Prokuroja, brenda kësaj mënyrën dalje më se të kombinuar, të dilte dy ditë më parë, më pak për të bërë “Top modele” dhe më shumë për të bërë detyrën, apo, apo, të kishte as më shumë e as më pak zellin e ekzagjeruar me “rastin Fazlliç”, ajo nuk do të kishte kursyer një urdhër bllokimi të kompanisë “Trans Digging Constuction”, shumë më shumë kohë më parë, pa pritur “verifikimin”, sepse të gjithë e mbajmë mend, se në urdhër-bllokimin e Damir Fazlliçit asaj s’është se ia ndjeu për “verifikimin” e tij, kur pretendoi se filloi hetimet “kryesisht” ndaj tij, hetime që ende vazhdojnë të gëzojnë të njëjtin status dhe megjithëse Damir Fazlliç hynë e del sa herë t’ia dojë kokrra e qejfit në Shqipëri.
Por, ndërsa Prokurores “i ra si bombë” dosja “Fazlliç”, ajo realisht nuk pati kohë “ta verifikonte”, por thjesht të zbatonte skenarin e tentativës bllokimit të tij duke fabrikuar një argument më shumë politik, e kundërta ka ndodhur me (mos)bllokimin e “Trans Digging Constuction”, për të cilën ajo ka pasur gjithë kohën e mundshme për “verifikim” dhe pas këtij procesi, kur pa se nuk mund të prodhonte profesionalizëm, fabrikoi argumentin e zhurmshëm të radhës, në dobi të politikës, duke nxjerrë ca dokumente nga dosja “Delijorgji” dhe duke ushqyer mediat me “zhurmën” e radhës.
Pas kësaj Prokuroja e pati shumë të thjeshtë. Duke qenë e mbarsur me kompleksin e fëmijërisë së dyzuar të saj, përballë jetës me prindër të dyfishtë, biologjikë e natyralë, ajo nuk e pati të vështirë të ndërsente të njëjtin person, për të cilin familja e shthurur e të cilit mjafton si argument për ta bërë atë xheloz deri në atë pikë, sa të sulmojë edhe fëmijët e ish-mikut të tij.
Tashmë nuk është më tabu fakti që enturazhi i afërt i kryesocialistit Edi Rama ka leje për të gatuar poshtërsi kundrejt shërbimeve pa asnjë shpërblim, por thjesht nga qejfi dhe vetëm nga inati, dhe për këtë arsye nuk është ndonjë zbulim as ortakëria e dy zonjave Rama, me ish-mikun e mikut të Delijorgjit.
Shumë mbështetës, jo vetëm të PD-ës por, edhe të PS-ës, kanë telefonuar këto ditë në redaksinë e gazetës “55”, të habitur nga fenomeni që ata ende nuk e kuptojnë. Pyetja e tyre është natyrisht joparimore, por e sinqertë: “Përse përbaltja vazhdon me të njëjtët amoralë?”.
Fillimisht, deri pardje nuk e kuptonim shqetësimin real të mbështetësve që telefononin në redaksinë e gazetës “55”. Por, krejt e kundërta ndodhi dje, dhe gjithçka u kristalizua, kur pas skemës së njohur së shpërndarjes nëpër mediat elektronike e dokumentit të radhës, si gjithmonë nga i njëjti person, fjalën e mori politika pasi ky dokument ishte shtrydhur në atë farë mase aq sa përmbajtja e tij, jo nuk lexohet, por tashmë nuk mbahet as mend.
Duke i qëndruar këtij argumenti, në respekt jo aq të kronologjisë se sa të shpjegimeve dhe kujtimeve të  mbështetësve të gazetës “55”, saktësisht të martën, u gjet një person amoral, jo aq pse atij i mungon një dyshek bashkëshortor në inventarin e shtëpisë, por se atij thuhet që i del mangët edhe bashkëshortja, për të gatuar tollovinë e radhës nën logjikën e atij se “nuk duhet të bashkëpunosh me një person pse ai tre vjet më pas mund të dalë me ‘cen’ në biografi”. E pas “bërjes së qimes tra”, i njëjti person me moral jo aq për t’u marrë shembull, kishte bërë kujdes që “qurret tuberkulare” por edhe “gëlbazën mediatike” ta “shtrinte” në faqe gazetash, me pronarë  që të vetmin moral të tyre kanë të bëhen baltë e shërbëtorë në kufijtë e të paparashikueshmes, pse mund të sigurojnë ndërtimin e një pallati e kulle, apo arnimin e unazave e rrugëve në Tiranë.
Pas kësaj, saktësisht po pardje filloi pjesa më mjerane, por këtë herë, sipas skenarit të njëjtë, për politikën.
Dhe për koincidencë, të njëjtët amoralë të zhytur në llumin e imoralitetit familjar, marrin përsipër të përbaltin në emër të të shiturit moral. Një nga ata amoralë, i njohur dhe i përfolur edhe në media edhe si hajdut xhepash dhe për të cilin bota i njeh ende si baba, jo atë që mund të ekzistojë në certifikatë por një tip “Flamuri a Fatmiri i qumështit”, nxitoi i pari pardje të fillonte përbaltjen e radhës, i ndërgjegjshëm se dje për “të mos ngelur në hije”, do të bënte të njëjtën gjë edhe amorali tjetër, i cili dikur kur e pyesnin në parlament, me duket, “se ç’punë bënë motra jote”, ai, nga padija ndoshta, përgjigjej “ore mbush ti”. E pra, këtë tipa që nuk dinë kë kanë baba, apo ç’profesion nga më të vjetrit ka motra, bëjnë sikur dinë ca gjëra të tjera, që jo se kanë lidhje me ata vetë e aq më keq me familjet e tyre, por se ata i marrin të mirëqena, pa tentuar ti kuptojnë, po i panë në televizione, apo po i lexuan në gazeta me pronarë, ndërtues pallatesh, kullash, unazash e rrugësh në Tiranë.
Pyetja torturuese për shumë jo vetëm demokratë, por edhe socialistë, në këtë moment nuk është e ndershme dhe nuk ia vlen të komentohet, por sidoqoftë ajo shpreh një mentalitet makthi dëshpërues, në prag të konfirmimit të pushtetit. Të dëshpëruar nga një opozitë, të cilën nuk e mbrojnë dot, të dëshpëruar nga pamundësia për t’u pajtuar me ato që janë më të shenjta, familja dhe morali, ata, me sa duket, duan një përgjigje dëshpëruese, për ata që ende të njëjtët amoralë, që pas dyshekëve bashkëshortorë ju mungon edhe bashkëshortja, apo, apo, ata që të vetmen vlerë të tyre kanë që, bota i njeh për pasardhës në mos të një baxhoxhiu, të një shitësi të prodhimit të baxhove, apo, apo, ata që bëjnë të diturin vend e pavend për çdo lloj gjëje në parlament e jashtë tij, dhe tregohen aq të paditur e naivë, pse nuk kanë informacion se një kollare që mund t’ua dhurojë motra, nuk dihet se me ç’punë i ka nxjerrë eurot e asaj gjëje që i shtrëngon rrylin e fytit.
Dhe kjo e bën të dhimbshme pafajësinë e mbështetësve demokratë e socialistë të PD-ës. Ndaj dhe pyetja e tyre dëshpëruese, e bërë nën dhëmbë dhe me shumë dhimbje, është: “Po pse përbaltja do të vazhdojë me të njëjtët amoralë që shesin moralë?!!! Së paku ata të ndryshonin”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›