“Edi Rama të bëhet burrë dhe të flasë për lidhjet e tij me Mihal Deliorgjin”

Kryeparlamentarja ripërsërit akuzat për kryesocialistin
TIRANE - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar dje gjatë debatit të zhvilluar në Parlament lidhur me biznesmenit Delirgji.
Pas fjalës së deputetit të PS-së ka reaguar Kryetarja Topalli duke i rekomanduar deputetit Balla që ti bëjë kryetarit socialist, Edi Rama një sërë pyetjesh të cilat dëshmojnë për lidhjet e tij me biznesmenin Delijorgji.
Kryetarja Topalli duke iu drejtuar deputetit Balla është shprehur “do t’i përsërisësh dhe njëherë kryetarit që ka të paktën të regjistruara 200 telefonata të Delijorgjit, kam një tjetër këtu që ka të regjistruara 800 telefonata, ja kam kursyer emrin deri tani. Do të pyesësh kryetarin përse nuk ia përmend emrin Deliorgjit. Do i thuash kryetarit pse i ka dhënë 30 leje ndërtimi Delijorgjit. Do t’i thuash kryetarit përse nuk ia heq lejet e ndërtimit Delijorgjit. Dhe pastaj do t`i thuash sërish kryetarit që të bëhet njëherë burrë dhe le të flasë, dhe jo njëherë të të nxjerrin ty dhe pastaj Shalsin, pastaj zëdhënësen, pastaj ndonjë Shals tjetër. Pyete kryetarin se me kë ishte në Kretë Deliorgji dhe kujt ia pagoi kryetari juaj qëndrimin në Kretë. Ta pyesësh!”, ka përfunduar fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit.