E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vdes ish-sekretari amerikan i shtetit, Aleksander Heig


Ish-sekretari amerikan i Shtetit, gjenerali me katër yje në pension dhe ish kandidat për president, Aleksandër Heig vdiq mbrëmjen e ditës së shtunë në moshën 85-vjeçare. Pjesëtarët e familjes thanë se u shprehën vdiq në një spital të qytetit të Baltimorës nga komplikacionet e një infektimi. Në një deklaratë me shkrim, Presidenti Barak Obama e quajti zotin Heig një amerikan të madh që i shërbeu vendit në mënyrë të shkëlqyer. Heig shërbeu nën tre presidentë, Riçard Nikson, Gerald Ford dhe Ronald Reagan. Pas një karriere ushtarake gjatë të cilës ai mori pjesë në luftën e Koresë dhe në Vietnam, Heig iu bashkua administratës së presidentit Nikson në vitin 1970 si anëtar i Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Më pas ai u bë shef i personelit të Presidentit Nikson. Aleksandër Heig shërbeu për një kohë të shkurtër në administratën Ford, para se të emërohej komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë. Ai u kthye në Uashington në vitin 1981 dhe shërbeu si sekretar i Shtetit për një vit nën presidentin Ronald Reagan. Në një deklaratë për shtyp, presidenti amerikan Barack Obama e quajti zotin Haig një amerikan të madh që i shërbeu vendit në mënyrë të shkëlqyer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›