E Shtunë, 31 Tetor 2026

çisjordani, protesta-anti palestineze



Me dhjetra izraelitë kanë protestuar në një mënyrë të pazakontë në çisjordani. Protestuesit kanë vendosur që të mbyllen brenda një sinagoge antike në qytetin e Xherikos për të shprehur pakënaqësinë për mosndërtimin e pallateve të kolonëve izraelitë. Lajmi u raportua nga mediat lokale. Gjatë aksionit të policisë për të ndalur protestën, forcat e sigurisë kanë arrestuar 35 manifestues të cilët kishin vendosur që të ngujohen brenda faltores së sinagogës. Arrestimi i manifestuesve u krye pasi forcat e sigurisë izraelite dhe palestineze infiltruan policë të veshur të cilët si civilë më pasë kryen arrestimet dhe i dhanë fund këtij manifestimi. Sipas raportimeve manifestuesit janë pjesëtarë të grupeve të djathta izraelite.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pati urdhëruar në fund të vitit të kaluar që të ndërtohen disa banesa për kolonët izraelitë në zonën e çisjordanisë, ku jetojnë kryesisht popullsi palestineze. Ky fakt shkaktoi një incident diplomatik mes autoriteteve palestineze dhe atyre izraelite. Pas ndërhyrjes së diplomacisë ndërkombëtare, kryeministri Netanjahu vendosi që të ngrinte për një periudhë 10-mujore fillimin e këtij projekti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›