SHBA vonon publikimin e raportit që akuzon Kinën
Administrata Obama po vonon publikimin e një raporti në Kongres mbi politikat valutore që do ta akuzonin Kinën si vend qw po manipulon monedhën vendase, njw veprim me pasoja të dëmshme për ekonominë amerikane. Sekretari i thesarit Timothy Geithner ka bërë me dije se do të vonojë daljen e raportit të [parashikuar për në 15 prill sepse disa takime ndërkombëtare të nivelit të lartë të programuara për muajt e ardhshëm do ti ofrojnë SHBA-së një mundësi të mirë për të mbështetur arsyet e saj.
Megjithatë Geithner në një komunikatë ka treguar se Kina duhet të adoptojë “një politikë më të orientuar për këmbimin e valutës në treg” për të riekulibruar deficitin tregtar amerikan me vet Kinën që vitin e kaluar kapi shifrat 226,8 miliardë dollarë, një rekord për Uashingtonin. Më herët Kongresi amerikan kishte ushtruar trysni ndaj Geithner që të akuzohej Kina për manipulim të valutës së vendit, juanit për të ulur në mënyrë artificiale eksportet. Pozicioni i administratës amerikane ka marrë shkas edhe nga denoncimet e përsëritura të industrialistëve amerikanë sipas të cilëve aktualisht juani është nënvlerësuar me 40 për qind në krahasim me dollarin. Në këtë mënyrë shtyhet edhe vendimi nëse Kina po manipulon me monedhën e saj. Deklarata e Geithner u bë menjëherë pas sinjalit të dhënë nga Shtëpa e Bardhë për një përmirësim të marrëdhënieve me Kinës pas një bisede telefonike mes dy presidentëve Barack Obama dhe Hu Jintao. Ky i fundit pritet të vizitojë SHBA-në, për të marrë pjesë në samitin për sigurinë bërthamore, më 12 dhe 13 të këtij muaji në Uashington. Kjo lëvizje mund të këtë të bëjë edhe me faktin se SHBA po kërkon mbështetjen e Kinës për çështjen e Iranit.
#