E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, vriten talibanët që rrëzuan helikopterin

Komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Xhon Allen, tha sot se kryengritësit talibanë, që e qëlluan dhe e rrëzuan helikopterin ushtarak amerikan, duke vrarë 30 ushtarë amerikanë, janë ndjekur dhe vrarë nga forcat aleate.
Gjenerali Allen u tha reporterëve në Pentagon se përafërsisht në mesnatën e 8 gushtit, forcat e koalicionit i kanë vrarë kryengritësit talibanë, përgjegjës për këtë sulm.
 

Në një deklaratë, Forca Ndërkombëtare Ndihmëse e Sigurisë (ISAF) e udhëhequr nga NATO-ja, tha se sulmi ka vrarë liderin taliban Mullah Mohibullah dhe kryengritësin, i cili ka gjuajtur më 6 gusht gjatë rrëzimit.
 

Tridhjetë trupa amerikane, përfshirë më tepër se 20 pjesëtarë të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara, shtatë komandos afganë dhe një përkthyes afgan, janë vrarë të shtunën, kur helikopteri i tyre ishte qëlluar dhe rrëzuar në Provincën Vardak.
Kjo ishte incidenti më vdekjeprurës për ushtrinë amrikane, në afro 10 vjet të involvimit në Luftën në Afganistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›