Rusia ndalon hyrjen e zyrtarëve amerikanë
Rusia u ka ndaluar disa zyrtarëve amerikanë hyrjen në territorin e saj, në shenjë të hakmarrjes për listën e zezë të Shteteve të Bashkuara, të rusëve që lidhen me vdekjen në burg të avokatit, Sergej Magnicki.
Magnicki ishte arrestuar në vitin 2008, pasi kishte akuzuar policinë për vjedhje të qindra miliona dollarëve.
Moska thotë se zyrtarët amerikanë në listën e saj, i kanë shkelur të drejtat e shtetasve rusë, përshfshirë edhe shitësin e armëve, Viktor Bout, i cili është në pritje të procesit gjyqësor në një gjykatë të Shteteve të Bashkuara.
Ky lajm paraqet shenjën më të re se ripërtritja në lidhjet diplomatike ndërmjet dy vendeve është përkeqësuar.