“AI” thirrje për lirimin e të burgosurit, opozitar rus

Organizata Amensty International, e ka shpallur aktivistin opozitar rus, Sergei Udaltsov, të burgosur të ndërgjegjjes dhe ka bërë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm.
Zoti Udaltsov, që e udhëheq lëvizjen opozitare Fronti i Majtë, ishte dënuar me 15 ditë burgim, më 1 gusht, për pjesëmarrje në një tubim të paparalajmëruar, në të cilin promovohej liria e të tubuarit, një ditë më parë. Amentsy International tha se ka bazë serioze për të besuar se dënimi me burg ishte i motivuar politikisht.
Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se arrestimi i sërishëm i Udaltsovit, gjatë viteve të fundit, sugjeron se aktivisti ishte dënuar ekskluzivisht për ushtrimin paqësor të së drejtës së tij për liri të shprehjes dhe liri të tubimit.