Bjellorusia hedh poshtë akuzat, për tregti armësh

Bjellorusia ka hedhur poshtë akuzat për shitje ilegale të armatimit në vendet arabe dhe grupet terroriste në Pakistan. Ministria e jashtme tha se akuzat ishin dezinformuese.
Akuzat ishin bërë nga një grup i hakerëve kompjuterik, me emrin Anonimus, që pretendoi se kishte në dispozicion informacione, pasi kishte depërtuar në kompjuterët e njësisë së krimeve në internet të Italisë.