Vlorë, stuhia dhe shiu bllokojne punën në port
Porti i Vlores ka pezulluar perkohesisht pune per shkak te kushteve te veshtiras te motit. Dy tragete u ankoruan me veshtiresi, ndersa dolen e rade edhe 5 mjete te tjera lundurese qe po rrezikoheshin per shkak te eres se forte
VLORË-Moti i keq, që ka përfshirë bregdetin e Vlorës prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, ka bllokuar plotësisht punën në portin e këtij qyteti.
Burime nga Drejtoria portale e Vlorës bënë me dije se "për shkak të stuhise dhe shiut dy tragetet e linjës me Brindisin u ankoruan me vështirësi dhe pak minuta pas përpunimit dolën në radë për të parandaluar përplasjen me kalatat”.
E njëjta masë u zbatua edhe për 5 mjete të tjera lundruese transporti, që ndodheshin në port, të cilat rrezikoheshin për shkak të erës së fortë dhe dallgëve, që kanë arritur në 5-6 ballë.
Autoritetet portuale të Vlorës kanë parashikuar një varg masash për të parandaluar pasojat, që mund të shkaktohen nga kushtet e këqija të motit, ku përfshihet edhe një pezullim i mundshëm i lundrimit të trageteve "Agoudimos" dhe "Red Star" në itinerarin e kthimit, drejt Italisë.
Një situatë e ngjashme në portin e Vlorës u regjistrua edhe dy javë më parë, kur për shkak të motit të keq u pezullua nisja e trageteve drejt Italisë. Aktualisht, në linjën detare me Brindisin, funksionojnë dy tragete.
(d.b/BalkanWeb)