E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cmimit te ushqimeve eshte kthyer ne krize globale

Sekretari i Pergjithshem i Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-mun, deklaroi dje se rritja e cmimeve te produkteve ushqimore eshte kthyer ne nje krize globale. "Kjo rritje e madhe e cmimeve te produkteve ushqimore eshte kthyer ne nje krize te vertete globale", deklaroi ai per gazetaret ne Vjene. "Kombet e Bashkuara jane shume te shqetesuara ashtu sic jane te gjithe anetaret e komunitetit nderkombetar", vijoi kreu i OKB-se, duke shtuar se komuniteti nderkombetar duhej te ndermerrte veprime te menjehershme.

Sakaq, kreu i Organizates se Kombeve te Bashkuara per Bujqesine dhe Ushqimin (FAO), Jacques Diouf, i sugjeroi dje komunitetit nderkombetar vendosjen e ekuilibrave per subvencionet mes fermereve te vendeve te botes se trete dhe atyre te vendeve te zhvilluara. ''Duhen krijuar kushte te barabarta per te gjithe'', deklaroi Diouf. ''Nuk kam asgje kunder faktit qe fermeret e vendeve te industrializuara te kene subvencione, por theksoj se edhe fermeret e vendeve ne zhvillim duhet te marrin subvencione nga donatoret e bashkesise nderkombetare'', shtoi ai. ''Nese nuk duam kete, atehere duhet te heqim subvencionet per te gjithe. Eshte e papranueshme qe te varfrit te mbeten gjithmone me te varfrit'', konkludoi perfaqesuesi i larte i OKB-se. Ai vleresoi edhe se nga kriza aktuale perfitojne me shume firmat e medha prodhuese dhe tregtaret qe i shesin mallrat me cmime te larta, si dhe spekulatoret qe perfitojne nga kjo krize ushqimore boterore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›